Dhe sa do mbijetojë Edi Rama, po pastaj ku do shkojë…

Saturday, 16 Mars 2019 21:16

Nga Erl Kodra/

Edi Rama,

Ti do të mbijetosh edhe një muaj; dy muaj; tre muaj. Po ku do të shkosh më tej?!

Shikoni se çfarë ndodhë kur përpiqesh të zësh një popull në çark, sidomos një popull që është i vetëdijësuar se çfarë përbindëshi ka përballë. I vetëdijësuar jo thjesht nga arsyeja, por nga thika që i ke ngulur në palcë.

Popullin armik mundesh ta zhdepësh me gaz të ashpër lotsjellës. Mundesh t’i injorosh 300.000 armiq të brendshëm të pushtetit tënd kriminal që protestojnë paqësisht kundër teje. Mundesh t’i mbysësh armiqtë e tu me propagandë. Mundesh edhe të blesh 50 njerëz dhe t’i quash “opozitë” e re. Para ke pa hesap, sigurisht.

Mediatikisht, ushtria e mercenarëve do vazhdojë mbështetjen pa kushte, sa kohë që ti do t’u hedhësh ushqim. Frroku, Mero, Lorenci, Muchi, Zaloshnja, Vasjari, Minxhozi, Fevzo, Sokoli, Vasili dhe shumë të tjerë do të vazhdojnë ta lehtësojnë dhimbjen. Sepse dhimbja jote është e pashpresë.

Të gjitha këto janë favoret e tua, prej të cilave ti po mbijeton, përkohësisht.

Po më pas?!

Më pas, do të fillojë të mblidhet një lëmsh në grykë tek shqiptarët. Çdo armik do të qëndrojë para teje duke të urryer. Çdo ditë e më shumë, deri sa urrejtja do të të kthehet në vullkan.

Atë ditë nuk do t’ia uroja as hasmit. Sepse kam frikë, se lëkurën do ta bëjnë hajmali.

Lajme të Ngjashme

Modifikuar më Saturday, 16 Mars 2019 21:06
Login to post comments