VIDEO/ Mediat ndërkombëtare akuza të rënda ndaj Edi Ramës

Diel, 17 Mars 2019 09:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkrimet e medieve ndërkombëtare.

Duke publikuar në faqen e tij kronikën e televizionit gjerman ZDF, ish-kryeministri shkruan se kjo është damkosje për Edi Ramën dhe klikën e tij.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Damkosje tjetër e rënde e Edvinit dhe klikës së tij!

Rrejti televiziv më i madh gjerman ZDF raporton:

Skandali i blerjes së votave nga qeveritarët ka bërë që zemërimi popullor të rritet nga protesta ne protestë.

Këtu më poshtë keni raportimin dhe videon e ZDF. sb

Votat u blenë, zemërimi nuk ndalet.

Kanalet publike gjermane kanë mbajtur qëndrime të forta pas protestës së sotme.

Dojçe Vele e quajti protestën më masive të opozitës, kurse ZDF vazhdon të jetë e ashpër me qeverisjen.

Dy ditë pasi publikoi një kronikë ku thuhej se 'Shqipëria është nën pushtetin e mafias', kanali gjerman sjell një kronikë nga protesta e sotme.

‘Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë,’ thekson gazetarja.

Ajo ka intervistuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha. ‘Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës’.

Sipas gazetares gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo.

Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. ‘Gjatë viteve të fundit janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur’, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje ...

Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është llotari’ thotë ai.

Edhe sot protestat përfunduan me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.

Login to post comments