Protesta, 33 në ndjekje penale, procedohet dhe Gazment Bardhi

Diel, 17 Mars 2019 10:30

Policia e Tiranës ka dhënë shifrat zyrtare të personave të proceduar pas protestës së djeshme në Tiranës. Sipas policisë janë 33 të proceduar per aktet e dhunës në protestën para parlamentit, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

“Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.
Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.
Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën”, deklaron policia.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit: K. R., 19 vjeç; G. B., 41 vjeç; E. B., 33 vjeç; A. S., 33 vjeç; P. D., 35 vjeç; F. RR., 40 vjeç; E. B., 31 vjeç; D. B., 22 vjeç; E. B., 37 vjeç; J. S., 21 vjeç; Q. Gj., 24 vjeç; K. K., 19 vjeç; A. B., 33 vjeç; F. Z., 20 vjeç.

Policia thotë se po punon për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...