Jehona e protestës në botë, Paloka: Rama e di mirë që mediat e huaja kanë ‘nuhatje’…

Diel, 17 Mars 2019 17:35

Zyrtari i lartë demokrat Edi Paloka ka komentuar reagimin e fortë të mediave kryesore të botës për protestën e jashtëzakonshme të opozitës që u zhvillua të shtunën në Tiranë.

Paloka shkruan se Edi Rama e di mirë se mediat e huaja kanë goxha nuhatje për këto ndryshime, jo më kot janë instaluar në Shqipëri.

 

Reagim i i Palokes

Mediat boterore te instaluara ne Shqiperi, po presin rrezimin e Rames.

Mediat me te rendesishme te globit , po pasqyrojne ne vazhdimesi protestat antiRama ne Shqiperi. Nje pjese e ketyre mediave , kane instaluar grupet e gazetareve prej disa kohesh ne Tirane, duke patur keshtu nje prezence thuajse permanente.

Jo vetem kaq, po te gjitha keto media jane pozicionuar qartazi ne krah te qytetareve protestues dhe alternojne materialet qe publikojne kunder qeverise Rama me ato qe paraqesin kerkesat e protestuesve. Kur ne grupin e ketyre mediave pastaj rreshtohet dhe “Washington Post” atehere dhe profanet e shohin qe Rama nuk i ka fare punet mire dhe atje ku perpiqet te tregoje te kunderten, ne opinionin nderkombetar.

Policet, telat me gjemba, gazi, antiplumbi dhe Parlamenti ne ilegalitet jane shenjat me te qarta per kedo se fundi i Rames eshte me se i afert.
Madje dhe administrata qe e leviz si cirk shetites megjithe karrige nga nje qytet ne tjetrin, per te treguar se dhe ai ka mbeshtetesit e tij, ne fakt vetem sa e perforcon bindjen jo vetem te shqiptareve , po tanime dhe te mediave nderkombetare, se Rames i ka ardhur fundi. E Rama e di me mire se kushdo qe mediat e huaja kane goxha “nuhatje” per keto ndryshime. Jo me kot jane instaluar ne Shqiperi dhe presin...

 

Modifikuar më Diel, 17 Mars 2019 18:11

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...