Studenti tregon pse i hodhi bojë kreut të bashkisë:"Veliaj u tha rriheni atë djalin!"

Hënë, 18 Mars 2019 09:44

Një ditë pasi goditi me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, studenti Gëzim Almeta ka folur për mediat.

Në një lidhje telefonike me fax news, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e djeshme. Ndër të tjera, përsa i përket goditjes së kreut të Bashkisë Tiranë me bojë, Almeta është shprehur se:

“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E degjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin….

Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat. Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë.

Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha I prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim.

Kam berë ditën e djeshme denoncim ndaj personave për rastin… do t’i verifikojnë organet kompetente. Kur kam bërë denoncimin dje  nuk kërkuan ta merrnin një gjë të tillë.

Image

Te Komisariati Nr. 1 kam ndenjur 8 orë.  Vendosa ta merrja vendimin e djeshëm si qytetar I lirë. Jetojmë në demokraci, jam i lirë dhe vendosa ta merrja atë vendim sepse mbrojë të drejtat e mija të studentit….Akti ishte një nismë studentore. Opozita protestojë vetë në shesh…. Une kam protestuar edhe me ta me duar në xhepa dhe më kanë arrestuar dhe kanë ushtruar presion ndaj familjes.”

I pyetur nëse ndihet I kërcënuar për jetën Almeta është shprehur:-“ Absolutuisht jo, unë jam në Tiranë, jam ne vendin tim. Këtu kam lindur dhe jam rritur…. Nuk jam pjesë e PD-së. Protestojë për të drejtat e mija, lirinë dhe flamurin kombëtar.”

Login to post comments