Dy javë pasi bëri një poezi e cila u kthye hit në rrjetet sociale për ministrin e deleguar, Gent Cakaj, shkarkohet nga detyra Ylli Dylgjeri.
Dylgjeri, mbante postin e drejtorit tek Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP në Ministrinë e Financave, por nga sot jo më.
Pas një mbledhjeje të Komisionit është vendosur shkarkimi i tij, ndërkohë që ky i fundit, e lidh shkarkimin me poezinë e tij tallëse për Gent Cakajn, raporton Dosja.al.
“Shkak u bë vjersha për Gent Cakën. Motivacioni: Bën humor në Facebook. As për humor, Rama nuk mban tek Cakajn. Poezinë e bëra gjatë kohës kur isha me leje të zakonshme që të mos harxhoja kohën e orarit zyrtar. Rama të lë pa bukë edhe pa Facebook. Megjithatë, do vijoj të bëj humor me miqtë e mi.”-është shprehur Dylgjeri.
Vargjet e poezisë për të cilat Dylgjeri pretendon se u shkarkua:
Vargje nga Samiti i Diasporës 2019
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…