Nga Jorida Tabaku.
Taksa e pronës është një nga format e reja të cilat qeveria po përdor për t’i vështirësuar punën bizneseve. Para disa ditësh një biznes në qytetin e Elbasanit më paraqiti disa fatura të pagesave të kryera nga ai në lidhje me taksën e pronës. Rezulton se biznesi ka paguar në vitin 2019 rreth 5000 lekë më shumë taksë për pronën se sa një vit më parë.
Qeveria i ka skllavëruar tanimë bizneset, i përdor ato si një mjet për të paguar PPP-të që u ka falur oligarkëve me kontrata të dyshimta. Kjo mazhorancë nuk beson tek sipërmarrja e lirë, nuk beson tek tregu i lirë. Ne duhet t’i japim fund skllavërimit të punës dhe skllavërimit të sipërmarrësve. Shqiptarët nuk janë skllevërit e oligarkëve dhe as të mazhorancës së krimit.
Jam e sigurtë që ka prova të tjera të shumta që dëshmojnë rritjen e taksës së pronës. Kushdo që ka prova është i lutur të sjellë nje foto të faturave ndër vite në inbox.