Një qytetar ka denoncuar publikisht një krim që ka ndodhur në rrugën "Babë Rexha” në Tiranë dhe që po mbahet i fshehtë nga Policia.
Bëhet fjalë për një përplasje me armë që ka ndodhur midis dy ndërtuesve, prej ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Akuza në këtë rast i bëhet Policisë, që nuk e ka bërë të ditur këtë ngjarje.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e qytetarit me këtë shënim: “Narkopolicia fsheh krimin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” shkruan ai.
Përshëndetje Doktor!
Ju bëj me dije për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur para tre ditësh në Tiranë në rrugën” Babë Rexha”.
Dy biznesmenë ndërtues, njëri nga Tepelena dhe tjetri nga Burreli, në konfliktin mes tyre, janë plagosur tre persona me armë zjarri dhe Policia nuk jep asnjë informacion për ngjarjen. Mbahet sekret. Kjo është Policia e narkoshtetit!