Denoncimi: Muratorë me vulë 11-mijë euroshe të Ministrisë, fluturojnë si ‘sportistë’ në Angli

Tuesday, 19 Mars 2019 13:52

Që shqiptarët kanë përdorur mënyra nga më të habitshme për të emigruar nëpër botë, nuk përbën më lajm, por kur vetë institucionet shtetërore përfshihen në këtë trafik, krahas shkeljes së ligjit, kjo merr përmasat e skandalit.

Një nga institucionet e denoncuara në rrjetet sociale sot është Ministria e Arsimit, e drejtuar nga Besa Shahini, ministri që u jep vulën si sportistë, atyre që synojnë të mbërrijnë në Angli si emigrantë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, lidhur me mesazhin e një qytetari, sqaron:“ Denoncohet Ministria e Arsimit për trafik të qënieve njerëzore kundrejt 7-11 mijë eurove në Angli! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

"I nderuar Doktor!

Unë që po të shkruaj këtë sms, shkruaj nga Anglia. Po tmerr dhe skandali me i madh i qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit se si trafikojnë të rinjtë shqiptarë nga mosha 18- 25 vjeç.  Duke bërë falsifikime dhe duke dërguar të rinjtë shqiptar si sportistë në Angli dhe duke u marrë nga 7 mijë - 11 mijë euro për person dhe i dërgojnë si sportistë, z. Berisha.

Veç mjafton të hapni sistemin TIMS se sa të rinj kanë ikur si sportistë e nuk janë kthyer. Kjo është ndrikulla ministre dhe tani këto gjëra po i bëjnë këta të sportit. Respekte z. Berisha!"

Login to post comments