Ramës i vjedhin edhe postën në Vlorë

Tuesday, 19 Mars 2019 18:26

Në Vlorë, zona elektorale e Kryeministrit Edi Rama, mësohet të jetë vjedhur arka me lekët e filialit të postës. Policia u mjaftua me një njoftim se nuk kapi dot autorët. Për koiçidensë sot qytetin bregdetar e vizitoi edhe kryevegla e Ramës në organin e akuzës e cila nuk mund të fshehë dot realitetin në qytetin e harruar nga qeveria. Vlora tha Arta Marku është qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend. 

Kreu i qeverisë ka harruar se është njëkohësisht edhe deputet i Vlorës. Ai më së shumti duhet tu shërbejë atyre që u kërkoi votën për mandatin e tij. Por e kotë për vlonjatët. Sot policia ajo numëroi mungesën e radhës së sigurisë dhe një tjetër kriminel që i arratiset në drejtim të paditur. Ndërsa Edi Rama shkon në Vlorë vetëm kur do vota dhe tund tepsinë.

Login to post comments