Protestuesit e Unazës së Re kanë dalë sonte për të 136-tën ditë për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja që kërkon tu bëjë qeveria Rama.
Në protestën e sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.
Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj si Ministri Leshi, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë.
Po kështu protestuesit i kanë kërkuar Ministrit Lleshaj dhe kryeministrit Rama të heqin dorë nga presionet për të arrestuar protestuesit.
Në thirrjet “Ervin kazan, hajdut, legen” ata i kujtuan dhe njeherë Ramës dhe klikës së tij se po u ka ardh fundi
“Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë. Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit. Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, thirrën protestuesit.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.
Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko ëoji ato lekët te studentët”-tha Balliu.