Kreu i Partisë Demokratike ka shkuar me urgjencë në zonën e “Astirit” ku edhe banorët po mbaheshin prej 5 orësh të rrethuar nga policia. Banorët i bënë thirrje edhe ambasadave pasi një urdhër i çuditshëm është dhënë për të arrestuar banorët. Nga frika e asaj që do të ndodhte banorët nuk u larguan për asnjë çast nga kamerat e mediave, pasi policia do ti arrestonte nëse ata do të shkonin në banesa. Kryedemokrati Basha tha se ky urdhër vjen nga qeveria legjitime që po humbet pushtetin.
“Shteti ilegjitim i zgjedhur nga bandat është pushtuar nga bandat. Policia ka marrë urdhër nga Sandër Lleshaj që të arrestonte banorët e “Astirit” .Bisha e plagosur bëhet më e rrezikshme kur i vjen fundit” tha Basha.