Policia te 'Astiri', Vasili: Qeveri maskarenjsh, recepsionistin që përlau 30 milion euro nuk e kapin dot

Tuesday, 19 Mars 2019 21:48

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguan në lidhje me forcat policore që kanë mbërritur tek 'Unaza e Re' për të arrestuar banorët e Astirit.

Vasili përmes një statusi në 'Facebook' shkruan se qeveria dërgon Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të arrestuar banorët e thjeshtë të Unazës së Re.

Sipas Vasilit, policia merret me ata që mbrojnë shtëpitë e tyre, ndërkohë komisarët që bënin trafik droge dhe recepsionistin që përlau 30 milion euro nuk e kapin dot.

'Po keta te pacipet e qeverise,qe cojne gjithe policine e Forcat e Nderhyrjes se Shpejte per te arrestuar njerezit e thjeshte te Unaza e Re qe thjesht mbrojne shtepite e tyre,recepsionistin,qe perlante 30 milion euro nuk e kapin dot,as komisaret e policise qe benin trafik droge nuk i kapin dot. Cfare qeveri maskarenjsh', shkruan Vasili.

Login to post comments