Ish-kryeministri Sali Berisha nderohet në Itali me çmim ndërkombëtar

E mërkurë, 20 Mars 2019 08:04

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në Itali, më 31 mars, ku do të nderohet me titullin ndërkombëtar të “Bonifacio VIII”, vlerësim që jepet nga Akademia Bonifaciana në Anagni.

Ja çfarë shkruan portali zyrtar i bashkisë së Anagnit, teksa citon motivacionin e rektorit të Akademisë Bonifaciana, Sante de Angelis:

I nderuari Sali Ram Berisha, ish president dhe ish kryeministër i Republikës së Shqipërisë, më 31 mars do të jetë i ftuar në Akademinë Bonifaciana për të marri titullin ndërkombëtar “Bonifacio VIII” për rolin dhe kontributinn e tij determinant në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri.

Akademia Bonifaciana dhe rektori i saj Sante de Angelis flet për shërbimin e tij ndaj Shqipërisë dhe bën edhe një rezyme të CV-së së tij.

President i Shqipërisë në vitet 1992-1997, kryeministër në vitet 2005-2013, i lindur në Tropojë më 15 tetor 1944.

Në vitin 1967 diplomohet për mjekësi në Tiranë dhe më pas ka frekuentuar një master në Paris.

Në vitin 1986 zgjidhet pjesë e Komitetit Europian për Kërkimet në Mjekësi. Gjatë viteve 80 ka qenë profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ku ka publikuar një sërë librash universitarë dhe artikuj shkencorë mbi kardiologjinë jashtë vendit.

Në vitin 1991, vazhdon De Angelis duke argumentuar vendimin e tij, doli kundër Ramiz Alisë dhe merr kreun e Partisë Demokratike me të cilën ka fituar zgjedhjet e 1992, 1996, 2005 dhe 2009.

Nga 9 prilli 1992 deri më 24 korrik 1997 ka qenë president i Republikës, ku jep dorëheqjen teksa pritej mandati i tij i dytë kur vendi ndodhej në situatë emergjence.

Në vitet 1992-1996 Shqipëria ka qenë Republikë Presidenciale.

Në zgjedhjet e 2005, koalicioni që ai drejtonte “Bashkimi për Fitore” merr mazhorancën në parlament edhe falë përçarjes brenda së majtës dhe bëhet kryeministër.

Në zgjedhjet e vitit 2009 fiton sërish dhe merr mandatin e dytë falë bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim (4 nga 140 deputetë) duke e lënë PS në opozitë me 66 deputetë.

Në dhjetor të vitit 2009 rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike dhe tani është një senator i nderuar i parlamentit shqiptar, pikë referimi për të gjithë. ‘Aftësitë të larta profesionale dhe politike, të denja për një burrë shteti i vërtetë’.

“Një nder i vërtetë për qytetin që të presë një personazh të kalibrit të Berishës, i cili ka bërë historinë moderne të Europës dhe të vendit të tij, ku ka sjellë demokracinë pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Për këtë arsye, në emër të Administratës Komunale, vlerësoj punën e rektorit të Bonifaciana Sante de Angelis, që prej 17 vitesh vijon të sjellë gjëra të bukura në Anagni me titullin “Bonifacio VIII, tashmë i ndërkombëtarizuar”, shprehet Avokati Daniele Natalia, kryebashkiak i Anagni.

Anagni është një qytet antik dhe pjesë e provincës së Frosinones në Itali. Ai është një qendër artistike dhe historike e shtetit fqinj. Ndërsa çmimi në fjalë është marrë nga kardinalë, peshkopë, ambasadorë dhe politikanë italianë dhe të huaj.

auto_ooo1553032163.png

Login to post comments