Mediat: Shkarkohet ambasadorja dhe konsulli shqiptar në Greqi

E mërkurë, 20 Mars 2019 09:36

Ministri i Jashtëm i Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari. Këtë lajm e jep Faxweb me burime nga Athina, ndërkohë që zyrtarisht nuk ka informacion.

Sipas Faxweb, Hobdari u përfol për skandalin e humbjes së pasaportave shqiptare dhe shpërdorimin e mijëra eurove për rikonstruksione në ambasadë dhe qiranë e shtëpisë së saj shumë të shtrenjtë në Athinë.

Gjithashtu mësohet se ministri i Jashtëm i deleguar, ka shkarkuar edhe konsullin shqiptar në Janinë, si edhe shumë ambasadorë të tjerë. Në ditët në vijim pritet formalizimi i urdhrave të shkarkimit të ambasadorëve.

Ndoshta shkarkimet e ambasadorëve kanë të bëjnë edhe me spastrimet e njerëzve të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 09:37
Login to post comments