Fermerë dhe blegtorë të Lushnjes, Divjakës, Beratit, Kuçovs dhe Gjirokastrës, grumbullues dhe përpunues të qumeshtit kanë dalë sot për të protestuar në rrugët hyrëse të Lushnjes. Ata kanë bllokuar rrugën duke i bërë thirrje qeverisë të ndryshojë vendimin për uljen e TVSH-së së rimbursueshme mbi agroindustrinë. Banorët e këzaj zone kanë derdhur në rrugë, jo vetëm qumështin që s'po u mblidhet, por edhe perimet e frutat që nuk kanë ku t'i shesin.
Albanian Food Industry (AFI) bëri të ditur se ka bojkotuar blerjen e qumështit nga blegtorët, një masë ekstreme e detyruar që ta marrë në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, pasi nga 1 janari, TVSH-ja e rimbursueshme iu ul, nga 20%, në 6%.