Protesta te Astiri, policia shoqëron 6 prej banorëve

E mërkurë, 20 Mars 2019 11:05

Një ditë pas protestës që zgjati për disa orë në zonën e Astirit, policia ka shpoqëruar 6 persona, të cilët janë banorë të zonës.

Sipas burimeve mediatike bëhet e ditur se janë shoqëruar: Gezim Sadikaj, Lutfi Kastrati, Ilir Katiraj Lindita dhe Dorian Protoduari dhe Skender Doda.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në të gjithë zonën e Astirit kishte një prani mjaft të madhe të policisë dhe forcave të FNSH-së, ndërsa pranë banorëve mbërriti me urgjencë dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Banorët thonë që në të gjithë zonën kanë qenë rreth 300 punonjës të policisë.

Login to post comments