Është prishur mekanizmi i balancës dhe kontrolleve në Shqipëri, pasi nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë dhe s’ka kush e kontrollon qeverinë dhe këtë mazhorancë. Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, sipas të cilit Kushtetuta ka rënë dhe Kryeministri ka marrë një super fuqi.
Në studion e News 24, Gjata i cilësoi si alarmante deklarimet e Presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se ka informacione të shumta dhe është një politikan me përvojë të gjatë.
“Presidenti Meta po mundohet të luajë një rol balancues. Edi Rama duhet ta kuptojë se pushtetin nuk mund ta mbajë dot me gaz lotsjellës apo me makina me ujë.
Në Tiranë po shfaqen policë me kallashnikov dhe kjo nuk është një situatë normale. Deklarimet e bëra nga z.Meta, i cili tha se është gati të bëjë gjithccka vetëm që most ë vendoset junta ushtarake, tregojnë se ai ka disa informacione, të cilat ne nuk i dimë. Meta nuk është në opozitë, por është President i vendit.
Shikoni sip o sillet policia, shikoni sa arrestime po bëhen pas protestave. Shikoni se ccfarë bën policia gjatë protestave, ku po shkelet proporcionaliteti.
Pra janë disa ngjarje që po ndodhin që janë alarmante, përfshi këtu edhe presionet që policia po ushtron ndaj qytetarëve”, tha Gjata.
Sipas tij, në të gjitha protestat e opozitës nuk gjen qoftë edhe një rast që një protestues të qëllojë me grusht apo me shkop ndaj policisë, ndërsa nga kjo e fundit është hedhur gazlotsjellës.
Ai shtoi se Rama mori një ushtarak dhe e vuri ministër të Brendshëm, duke ngritur pyetjen a është kjo shenja e parë e vendosjes së juntës.