Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili garantoi banorët e “Unazës” se opozita do të jetë në krah të tyre në çdo situatë që ata do ta shikojnë veten në vështirësi e të rrethuar nga policia. Nga mbrëmja e djeshme deri më sot me qindra policë po zbatojnë një urdhër politik të Sandër Lleshajt për ti mbajtur nën presion këta banorë.
E për këtë arsye , Petrit Vasili i dërgoi edhe një mesazh Edi Ramës. Nëse nuk largohesh me hir, tha ai, do të të largojë populli me pahir.
“Këta vetëm po e bëjnë më të zi fundin. Koha e mbarimit politik të këtyre ka ardhur edhe ka ikur. Një qeveri që populli nuk e sheh dot në sy atëherë duhet të largohet. Nëse nuk do që të largohet atëherë populli do ta heqë me pahir. Koha e kusarëve ka mbaruar. Sot është koha e qytetarëve. Qytetarë të “Unazës” , ne jemi me ju. Vetëm një fjalë dhe ne do të vijmë me ju” tha Vasili.