Kuvendi vijon punimet. E ndjek vetëm Rama dhe ERTV

E Enjte, 21 Mars 2019 12:53

Thuajse gjithë deputetët e PS në Kuvend kanë kërkuar të mbajnë fjalime ditën e sotme. Sigurisht që pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar fjalën vetëm për të zgjatur punimet e Kuvendit dhe të tregojnë se Parlamenti funksionon normalisht.

Ndërkohë para Parlamentit prej më shumë se 3 orësh vijon protesta e opozitës. Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kuvendit dhe kërkojnë largimin e Edi Rama duke e cilësuar Kuvendin ilegjitim.

Vëmendja e mediave dhe opinionit është te protesta e opozitës, fjalimet e drejtuesve të PD dhe LSI, si dhe tensioneve mes qytetarëve dhe policisë.

Fjalimet e deputetëve të PS duket se po i ndjek vetëm kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar dhe video live në Facebook. Po ashtu edhe televizionet, sado linjë pro qeveritare që kanë, janë detyruar të transmetojnë protestën ku ka zhvillime dhe jo fjalimet e deputetëve, një pjesë e të cilëve mund t’a kenë për herë të parë që flasin në Kuvend, me urdhër të Edi Ramës.

Login to post comments