Kryemadhi, Noka, Bardhi dhe Braimllari futen në Policinë e Tiranës

E Enjte, 21 Mars 2019 13:55

Protesta e opozitës përpara parlamentit është përshkallëzuar: qytetarët kanë vendosur të marshojnë për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, aty ku janë dërguar protestuesit e arrestuar ditët e fundit. Ky vendim është marrë para pak minutash nga liderët e opozitës, të cilët janë vënë në krye të marshimit.

Me të mbërritur para drejtorisë së Policisë së Tiranës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, si dhe ish-deputetët Flamur NOka dhe Endrit Braimllari, janë futur brenda ambienteve për të kërkuar lirimin e banorëve të “Astirit” që mbahen të ndaluar që prej ditës së djeshme.

Login to post comments