Banorë të Unazës së Re dhe qytetarë të tjerë janë duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e Dorian Protoduarit, që u arrestua sot pas protestës së opozitës para parlamentit.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për banorët me një postim në rrjetet sociale.
"Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar që sakrifikon nga vetja dhe familja për t’iu gjendur pranë me vendosmëri dhe kurajo protestuesve paqësorë, të ndaluar në mënyrë të paligjshme nga policia! Kjo është beteja më europiane që do të sjellë ndryshimin që meriton çdo shqiptar! #shqiperiasieuropa" shkruan Basha duke shpërndarë edhe videon live të protestës.