I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ në Neës24, analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se ai është gati të sakrifikojë mandatin e tij, për t’i dhënë fund krizës politike.
Lubonja u shpreh se kriza më e madhe përpos krizës politike është kriza e Shqipërisë. Gjithashtu Lubonja u shpreh se nëse Meta jep dorëheqjen si president e thellon më shumë krizën.
“Unë do veçoja fjalën krizë të përdorur nga Meta sepse Edi Rama përpiqet të bëjë propagandë sikur këtu nuk ka krizë dhe sipas tij ka ca njerëz që duan të marrin pushtetin në tavolinë. Ka përdorur fjalën juntë dhe dhunë që njëra i takon opozitës dhe tjetra mazhorancës. Fjala e rëndësishme është dialog sepse junta nuk na çon asgjëkund. Për çfarë krize e ka fjalën Meta, pra krizë mes dy forcave, por kriza më e madhe është kriza e Shqipërisë. Meta thotë të zgjidhim këtë krizë dhe të hapim negociatat, por nuk është zgjidhje e krizës së Shqipërisë. Ti thotë ai Edi Ramës largohu kjo nënkupton se e thellon krizën. Se nëse presidenti i bashkohet opozitës me largimin nga presidenca, kjo thellon krizën”- tha Lubonja.