Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu kujton zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura më 22 mars të vitit 1992.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu shkruan që në këtë ditë vendi hyri në një rrugë të re, në rrugën e demokracisë, pluralizmit dhe udhëtimit përfundimtar drejt Europës Perëndimore. Krahas postimit ish-deputeti demokrat publikon edhe foto nga ajo ditë, ku duket edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Postimi i plotë i z. Shehu
Une jam optimist, vecanerisht sot!Asnjehere nuk duhet te harrojme se si sot me 22 Mars 1992 per Shqiperine historia per here te pare hyri ne nje “rruge” te re, ne ate te aspiruar ne shekuj, ne ate qe eshte “rruga” e jone.
Hyri ne “rrugen” e demokracise, pluralizmit, udhetimit tone perfundimtar drejt Europes e Perendimit.
Pavaresisht nga veshtiresite, oshilacionet, pengesat une gjykoj se kjo eshte tashme nje “rruge” me nje drejtim per ne.
Sidoqofte rreziqet e zgjatjes se saj neper “shtigje” te ngaterruara, te errta e me plot pengesa ekzistojne akoma.
Vuajtjet, tragjedite dhe sorrollatjet per ne shqiptaret neper historine e shume shekujve, duhet te na bejne te pergjegjshem e te vendosur per te reaguar sot me force e qartesi qe kjo te mos perseritet rishtazi.
Une jam i bindur se nuk do ta lejojme te perseritet!