VIDEO/ Edhe gjigandi mediatik 'Euronews' shkruan për situatën shëndetësore të Ramës

Premte, 22 Mars 2019 09:58

Informaconet se kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ka kaluar një gjendje të vështirë shëndetësore, kanë zënë vend 24 orët e fundit edhe në mediat ndërkombëtare. Pasi atyre gjermane edhe rrjeti gjigand mediatik” Euronews”, raportoi për zhvillimet e djeshme në Tiranë. Mes të tjerash, Euronews shkruan se ka pasur raportime se Rama ka probleme me zemrën. Ky është shkrimi i plotë:

Në kryeqytetin shqiptar pati sërish protesta dhe përplasje kundër qeverisë përpara selisë së parlamentit. Protestuesit u përpoqën që të thyejnë kordonin policor përpara hyrjes në ndërtesë. Ata hodhën kapsolla dhe shashka.

Protestuesit e akuzojnë qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion. “Kam shumë arsye për të protestuar”, tha demonstruesi Ruzhdi Gusi. “Kreu i qeverisë ka bërë kaq shumë gjëra të këqija në vend, ai duhet të ikë”, vazhdon ai.

 “Ne duam mbi të gjitha lirinë e shprehjes. Përveç kësaj, ne duam që Rama të ikë, ai duhet të ikë. Ne jemi shumë të zhgënjyer prej tij”, deklaron një protestues tjetër i quajtur Selman Isufi.

Ndërkohë, pati raportime se Rama ka probleme me zemrën, prandaj u detyrua që të shkonte për trajtim në Berlin. Qeveria e mohoi këtë.

Protestat shpërthyen në mes të shkurtit, kur më shumë se 60 deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandatet parlamentare në shenjë proteste. Syri

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...