Reportazhi i Al Xhazira: Qeveria e Ramës e implikuar në trafikun e drogës, zgjedhjet …

Premte, 22 Mars 2019 11:10

Ndërkohë që burokracia diplomatike ndërkombëtare vazhdon që të jetë e ngurtë dhe më së shumti në krah të qeverisë, për krizën e rëndë politike që po përjeton Shqipëria, mediat e huaja me intesitet po kthejnë sytë nga problemet reale në vendin tonë, si krimi i organizuar, vjedhjet e zgjedhjeve, pastrimi i parave dhe trafiqet ndërkombëtare. Nga Italia, në Gjermani, Spanjë, SHBA e Francë, medium të rëndësishme po i japin gjithnjë e më shumë rëndësi kolapsit, ku e ka future vendin qeveria Rama.

Së fundmi edhe rrjeti i madh ndërkombëtar televiziv, “Al Jazeera”, i ka kushtuar një reportazh të gjerë protestave të opozitës. Gazetarët që kanë përgatitur materialin, zbulojnë se vendi është zhytur në varfëri, korrupsion dhe paqëndrueshmëri politike. Autori i materialit, gazetari John Psaropoulos, raporton se ekziston perceptimi se qeveria socialiste e Edi Rama ka përqafuar interesa të veçanta, dhe sidomos tregtinë ilegale të drogës, e cila është përhapur masivisht në Shqipëri.

Në pasazhin kur flet për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në këtë reportazh theksohet se vendimi për djegien e mandateve, erdhi vetëm pasi opozita u injorua nga mazhoranca.

“Ndryshimet që propozuam u hodhën poshtë pa diskutim. Sa herë që ministrat u thirrën për të raportuar para komisioneve parlamentare, ata refuzuan”, tha Basha për Al Jazeera.

Gjithashtu një minutazh të konsiderueshëm bnë këtë material zë edhe blerja e votave nga kjo qeveri në bashkëpunim me krimin e organizuar.

“OSBE, e cila monitoron zgjedhjet shqiptare, tha se ka pasur intimidime të personave gjatë votimeve, numërim të dyfishtë dhe mashtrime në votim. Por të gjitha partitë pranuan rezultatin dhe Bashkimi Evropian (BE) nuk e vuri në dyshim atë”, shkruhet në artikull.

Në këtë reportazh theksohet gjithashtu, se Shqipëria është shndërruar në vend tranzit të drogave të forta drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa shtohet se papunësia është mbi 13% dhe se shumë persona po përpiqen të largohen, ligjërisht apo ilegalisht, në vend që të mbeten në një treg pune që ata e konsiderojnë politikisht të pjerrët.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...