Gjykata nën urdhrat e Ramës, lihen në burg 5 protestuesit e 16 shkurtit

Premte, 22 Mars 2019 12:19

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, ish-drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Florenc Hoxha, dhe 4 protestuesit e tjerë të cilët u arrestuan pas tubimit të 16 shkurtit.

Mësohet se Florenc Hoxha ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Gjykata.

Po ashtu gjykata ka vendosur të lërë në burg dhe protestuesit e tjerë, Ilir Hamendani, Agim Peposhi, Saimir Rexhepi, Ferit Dankshi.

Pesë protestuesit e tjerë akuzohen për akte dhune ndaj institucionit të Kryeministrisë dhe prishje të veprave të artit.

Login to post comments