Pas ambasadorit të Britanisë, në zyrën e Bashës shkon ambasadorja gjermane

Premte, 22 Mars 2019 13:15

Pas takimeve në Bruksel dhe protestave para Parlamentit, faktori ndërkombëtar po vazhdon takimet me partitë e opozitës.

Vetëm pak pas vizitës që bëri ambasadori britanik, në zyrën e Bashës, mbërriti edhe ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë.

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz ka mbërritur në mesditë në selinë e PD-së për një takim me Bashën.

Nuk ka ende të dhëna rreth qëllimit të takimit, që vjen në një situatë të tensionuar politike në vend, ku opozita është në protestë dhe tashmë ka djegur mandatet.

Login to post comments