Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Gramshit rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri. Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në fshatin Grekan të qytetit të Gramshit.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq gazetari Endri Mema raportoi për newsbomb.al se viktima dyshohet të jetë rreth të tridhjetave me inicialet A. Hysa.
Nuk dihet ende nëse ka patur pjestarë të tjerë në banesë kur ndodhi ngjarja. Policia ia ka referuar çështjen prokurorisë së rrethit Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç, banues në Grekan, Gramsh.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë për motive ende të paqarta, ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H., rreth 32 vjeçe.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.