Dy aktivitetet që po zhvillon sot Edi Rama dhe Erion Veliaj në Tiranë janë dy shfaqja skandaloze të këtyre banditëve që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të tallen me shqiptarët.
I kanë çuar shqiptarët në greminë, po braktisin çdo ditë vendin e tyre pasi nuk kanë më asnjë shpresë. Dhe çfarë i ofron Edi Rama dhe banda e tij, spektakle të tillë miliona euroshe.
Këto shfaqje të Ramës kanë edhe një aspekt tjetër. Janë përpëlitjet e fundit të tij për të fshehur të gjitha të zezat që i ka bërë vendit.
Rama po përpiqet të mbulojë me shoshë këtë situatë që ka krijuar qeverisja e tij në vend. Por a mund të mbulohet droga, trafiqet, megavjedhjet, vjedhja e votave, shpopullimi i Shqipërisë vetëm nga dy shfaqje të tilla të neveritshme?!
Përveçse po përpiqet të tallet me popullin Rama asgjë tjetër nuk mund të arrijë. Fundit i tij nuk mund të mbulohet më me propagandë dhe spektakle të ndyra.