Ish-kryeministri, Fatos Nano edhe sot ka bërë lajm jo me deklaratat apo qëndrimet e tij, por me mungesën e zakonshme në aktivitete.
Prej dy javës socialistët deklaronin me mburrje se në kongres do të ishte dhe ish-lideri historik i së majtës. Edhe prania e ish-kryeministrit cilësohej si fitore, pasi dihen marrëdhëniet e koklaviktura me Edi Ramën dhe atë që njihet sot si Rilindje. Edhe pse konfirmoi ftesën, Fatos Nano nuk shkoi në kongres duke lënë të hapura shumë hamendje dhe interpretime për qëndrimin e tij ndaj PS.
Gjesti i Nanos nuk ka kaluar pa vëmendjen e opozitarëve. Nard Ndok, kreu i PDK-së në një postim në Facebook shprehet: “Kam patur simpati për Fatosin; se gjithmone është tallur me PS, por sot u tall edhe me rilindjen!”,- shkruan Ndoka.