Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me kongresin e PS-së. Në një postim në Facebook Sheshu e quan kongresin një teatër të mirëfilltë, “gjethe fiku” për të fshehur të vërteten e realitetin tragjik të demokracisë sonë.
Postimi i plotë
KONGRESI NE 3D I PS PER ZGJEDHJET LOKALE!
Teater i mirefillte, “gjethe fiku” per te fshehur te verteten e realitetin tragjik te demokracise sone.
Besoj se asnje nuk e merr seriozisht “komedine” që po luhet sot ne ate salle per zgjedhjet e Qershorit.
As vete ata që po u shqiptohet emri si kandidate, aq me pak ata që i propozojne...
Shqiperia ka nevoje te zgjidhe se pari ngercin e madh politik qendror e zgjedhor e me tej te shikoje drejt Bashkive.
Ne kohen që ne kemi nje Parlament te deformuar, monist, te pa perputheshem me realitetin e vendit, me “deputete” te rinj te thirrur ne menyre anti kushtetuese, kerkojne te merren me Kryetaret e Bashkive.
Ne kohen që prej reth dy vitesh ne nuk kemi Gjykate Kushtetuese, i vetmi institucion arbiter e garant i konstitucionalizmit ne Shqiperi, ne ate salle flitet per Keshillat Bashkiake!!
Gjerat nuk mund te funksionojne e nuk do te funksionojne dot keshtu.
Pa zgjidhur problemin e madh politik qendror e te sigurise zgjedhore, nuk ka sens te procedohet per derivatet e zgjedhjet lokale!
Skeme iluzive ne 3D kjo, që po degjohet nga ai Kongres, jo reale dhe e pa aplikueshme.