Pas zyrtarizmit të Erion Velisë si kandidat për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Partia Demokratike me anë të zëdhënëses , Ina Zhupa. Kjo e fundit shprehte se qytetarët e Tiranës braktisën takimin në sheshin “Nënë Tereza” dhe të ndodhur përballë një situate të tillë, ajo shprehet se Rama dhe Veliaj sollën ekskursionistë nga e gjithë Shqipëria përmes kërcënimeve dhe shantazheve.
“Qytetaret e Tiranes i braktisen sot, mezi i mbushen karriget e sheshit Nene Tereza me detyrim dhe me kercenime dhe me kete metode besojne se do mbushin edhe kutite e votimit!
Nje fushate qe hapet ne shkelje te ligjit, nis me premtimet per prishje dhe per ndertime kullash: do prishim teatrin, do prishim muzeun historik, do prishim biblioteken, do prishim teatrin e kukullave. Sepse sheshin e kane destinuar per kulla. Nuk kishin asnje premtim per qytetaret sepse nuk mendojne se ja vlen, mjaftojne te premtojne PPP per oligarket dhe ata do sigurojne votat e duhura. Ne nje fjale te shkurter dhe patetike me shume genjeu mbi realitetin e Tiranes sesa pati kurajon te thoshte si ka qeverisur ne keto 4 vite. Veliaj patjeter qe do mbahet mend si njeriu qe: Drejtoi Tiranen ne menyre te paligjshme edhe plot me afera korruptive, vrasjen e Ardit Gjoklajt, me abuzime ne tendera dhe ne fonde, me fallsifikime gjobash dhe mandatesh.
Beri Tiranen lavatrice te pastrimit te parave te pista. Nga zero ndertime si premtim elektoral, sot kemi numer rekord ndertimesh dhe kullash, duke arritur ne 390 leje ndertimesh per vitet e tij. Beri rritjen e tarifave, taksave dhe pagesave per Tiranen dhe zhdukjen e buxhetit në tendera korruptivë dhe me fitues te paracaktuar.
Beteja per zgjedhje te lira dhe demokraci vazhdon edhe per shpetuar nje here e mire nga kryebashkiak si Veliaj. Me zgjedhje te lira dhe te ndershme Veliaj i ka ditet e numeruara ne krye te bashkisë”, shkruan Ina Zhupa.