Kryeministri Rama nga Kongresi i PS-së, ka sfiduar opozitën, duke deklaruar se është i gatshëm të futet në zgjedhje të parakohshme që në vjeshtë, nëse opozita fiton një bashki më shumë se PS në zgjedhjet lokale.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se Rama duhet ta provojë këtë me vepra dhe jo me fjalë.
“Ai me koalicionin e karrikeve bosh në shesh deklaron se i fiton zgjedhjet përballë opozitës së bashkuar.
Shumë mirë! Le të shpallë zgjedhjet dhe ta provojë këtë që thotë me rezultat zgjedhor jo me llafe.
Të hyjmë në zgjedhje me këtë Kod dhe me atë Kryeministër, pa asnjë problem. Në i fitoftë e gëzoftë!”-shkruan Manjani.
Më tej, ai thekson se ky parlament mund të ngrihet tashmë vetëm me zgjedhje, jo me llafe dhe sondazhe.
Ky parlament mund të ngrihet tashmë vetëm me zgjedhje, jo me llafe, as me sondazhe, as me opozitarë të blerë, as me karrema proceduralë e aq më pak me kongrese të modelit Kim Jong!
Zgjedhjet janë zgjidhja! Dhe zgjedhjet politike Parlamentare jo lokale. Këto të fundit skanë tashmë asnjë rëndësi!
Duhet ta ndajë vota kush ka të drejtë Ai që bën kongres partie për të shkatërruar Muzeun Historik e Teatrin e kukullave, apo opozita që thjesht po kërkon DEMOKRACI?!
Në emër të popullit pa popull nuk mund të flitet më!”-përfundon Manjani postimin e tij