Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, e ka cilësuar të neveritshëm, sjelljen e servilëve të rilindjes sot në Kongresin e partisë Socialiste.
Me anë të një statusi në Facebook, Boçi, shkruan se ishte e neveritshme skena se si lëpirësit dhe servilët uronin njëri pas tjetrit Edi Ramën.
Ja postimi i Boçit:
Pas Kongresit të sotëm të PS, ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar me ironi në një postim të bërë në Facebook.
Ai shkruan se “nuk ishte gjë tjetër, veçse një neveri fund e krye”.
“Në anën tjetër, populli i lumtur si kurrë më parë, që tund e shkund flamujt e fitoreve.
Në fund, Kardashian Gjenital Rama, që lëshon britmat e fundit të fundit të prekur, nga xhungla e neverisë që ka ndërtuar.”, shkruan Boçi.
Postimi i plote i Boçit:
SHPALOSJA E NEVERISË!
Ia arritëm dhe kësaj dite!
Dhe nuk ishte gjë tjetër, veçse një neveri fund e krye!
Në krye të shfaqjes Kim Kardashian Rama-Un
Pjesa kryesore, ca servilë, lëpirsa, dallkaukë, që uronin KryeM-in, për jetë të gjatë në krye e për netë neverie.
Në anën tjetër, populli i lumtur si kurrë më parë, që tund e shkund flamujt e fitoreve.
Në fund, Kardashian Gjenital Rama, që lëshon britmat e fundit të fundit të prekur, nga xhungla e neverisë që ka ndërtuar.
Llumi në delir total.
Lavdi PPSH-së!
Ngushëllime Demokraci!