Kongresi i sotëm i PS-së u kritikua jo vetëm nga opozita, por edhe nga media për mesazhet që dha. Asnjë zë dhe asnjë votim kundër linjës së partisë. Të gjithë pjesëmarrësit binin dakord me kryeministrin se vendi mund të qeveriset edhe pa opozitën dhe gati partitë opozitare u shpallën “Armik i popullit”.
Këto mesazhe kanë nxitur dhe imagjinatën e qytetarëve, që në rrjetet sociale kanë rikthyer parullat e periudhës së komunizmit dhe titujt e dikurshëm të “Zërit të Popullit” për fitore 100 % në zgjedhje.
opacity: 0; display: inline-block;">