Ka nisur sonte për të 140-tën ditë protesta e banorëve të Unazës së Re të cilët janë aty për të mbrojtur banesat e tyre nga prishja që kërkon tu bëjë qeveria Rama.
Banorët i kanë kujtuar Ramës se duhet ta harrojë që mund të vjedhë vota në Unazës siç ka bërë në të gjithë Shqipërinë dhe se ata nuk do të lejojnë që tu dhunohen shtëpitë dhe mundi i tyre.
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, komentoi fillimisht ofensivën e Ramws ndaj qytetarwve dhe medias, duke i kërkuar të mos e trashë më tej zullumin.
“Pashë sot mitingun mjeran të Erion Veliaj dhe dua ti them që Erion po ta bëjmë ne me karrige mbaron vargu në Tropojë. Nuk mund të rri pa komentuar kryeministrin që kaloi në ofensivë, sepse e ndjen veten të sulmuar nga qytetarët por nuk e kupton që qytetarët nuk e kanë bërë ofensivën e tyre sepse janë në hapat e tyre të parë. Se qytetarët kanë ndalur në ofensivën e tyre për ti dhënë një mesazh Ramës, me shpresën që të shpëtosh nga urrejtja por jo nga drejtësia se asaj nuk i shpëton dot. Sot është koha të shkosh në burg.
Balliu ka komentuar po ashtu edhe Kongresin e sotëm të Partisë Socialiste.
“Pashë sot Kongresin e PS. Asnjë qytetar i thjeshtë, dukej si natë Hollivudi, sepse kishit vetëm drejtorët e korruptuar, sepse qytetarët i keni në rrugë. Aty dukeshin vetëm disa mjeranë që besonin mashtrimet që po vetë keni krijuar. Nuk ka sot dikush që të mos mendojë që të dalë nga kjo situatë sepse ky i çmendur po ju merr me vete. Sot pa pikë turpi morët buxhetin e Bashkisë së Tiranës për të bërë një party luksi, për të mbledhur disa njerëz të shkretë për të dëgjuar ofendimet tuaja, për të nxjerrë urrejtjen që të buron nga gjeni yt komunist.
Kishe bërë edhe një ofertë zotrote. Por ne nuk bisedojmë me banditë, Ne e kemi thënë, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën, Ndaj do të vazhdojmë rrugën tonë për të shpëtuar vendin nga një bandit. Do vi një moment që as në lokale nuk do dilni, do vi një moment që nuk do dilni dot nga shtëpiat tuaja se do të bllokoheni nga qytetarët....”, tha Balliu.
© SYRI.net