Burri i deputetes së PS, magjistrat pa Shkollë Magjistrature. Flet Nishani: Ja pse e refuzova në 2015

Tuesday, 26 Mars 2019 15:38

Ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë i dha dje statusin e magjistratit Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, kujtojme se vite me pare, presidenti i kohes, Nishani refuzoi dekretimin e tij si prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme. 

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sqaron për “Panorama” arsyet përse vendosi të mos dekretojë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës Bledar Valikajn në vitin 2015.

Sipas Nishanit, në rastin në fjalë Presidenca është vënë përballë një personi që nuk kishte formimin e duhur për t’u dekretuar si prokuror.

“Refuzimi im për personin në fjalë ka ardhur pasi ai nuk kishte zhvilluar Shkollën e Magjistraturës. Rregulli ishte që të ishin magjistrat ata që do të emëroheshin më pas si prokurorë. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, që është bërë në kohën kur unë isha President, ka rezultuar se z.Valikaj nuk e kishte këtë kualifikim dhe për këtë arsye nuk është dekretuar si prokuror. Tani është përshirë edhe në ligj që asnjë prokuror nuk duhet të emërohet nëse nuk është magjistrat, por ky është një vendim që duhet të gjykohet nga të tjerë persona”, sqaron Nishani për “Panorama”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...