Po si mund të shpëtonte Tahiri me një karrocë me dosje, kërkon gjykim të shkurtuar

Tuesday, 26 Mars 2019 18:05

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur ta dërgojë për gjykim dosjen “Tahiri”, pas një seance paraprake që zgjati plot shtatë orë e gjysmë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe 3 ish-zyrtarë të policisë.

Ish-ministri Tahiri dhe shefi i komisariatit të policisë në Vlorë, Jaeld Çela, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ky i dyti në mungesë, pasi është në kërkim nga autoritetet e drejtësisë, ndërkohë që është përfaqësuar nga avokati i tij Petrit Ismaili. Ndonëse Tahiri e Çela kanë kërkuar pushimin e çështjes, dosja kalon tashmë për gjykim. Ata kërkojnë që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel. Kjo sjell për pasojë që, nëse pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor. Dy personat e tjerë në këtë çështje, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, që përfaqësohen nga Liljana Gjomema dhe Ardian Leka, nuk kërkuan gjykim të shkurtuar.

Lidhur me kërkesën për vendim të shkurtuar nga ana e tij, ish-ministri i Brendshëm u shpreh se, është bërë për të mos e zvarritur çështjen. “Unë ia kërkova prokurorisë të thotë se cilin veprim ka bërë unë që kam shkelur ligjin, prokuroria nuk u përgjigj”, tha Tahiri për gazetarët pas daljes nga gjykata.

I pyetur për mospjesëmarrjen e tij në Kongresin e PS-, zhvilluar të shtunën e javës ë kaluar, Tahiri tha: “S’kam asnjë koment, është vendimi im për të mos bere politike derisa kjo çështje që më hapi politika të mbyllet”.

Në fund të intervistës me gazetarët, Tahiti tha se e konsideron veten një ministër kampion. “Jam prapë ministër kampion, atë që kam bërë për policinë e shtetit nuk i kthehem kurrë prapa”, u shpreh.

Modifikuar më Tuesday, 26 Mars 2019 18:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...