Braimllari nga Pogradeci: Kjo nuk është më qeverisje, por vjedhje dhe shkatërrim i vendit

E mërkurë, 27 Mars 2019 08:55

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari zhvilloi dje një takim me Kryesinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij me strukturat e partisë në këtë qytet, Braimllari diskutoi për zhvillimet politike në vend, si dhe situatën ku ndodhen sot shqiptarët si pasojë e keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Braimllari tha se si pasojë e mungesës së investimeve dhe projekteve për qytetarët, sot të rinjtë po largohen nga vendi. “Largimi i të rinjve nga vendi është një problem shqetësues që duhet të vinte në lëvizje qeverinë për të hartuar politika afatgjata, por sot të rinjtë nuk kanë asnjë garanci me këtë model qeverisje”,- tha ndër të tjera Braimllari.

Sekretari i LSI-së u ndal dhe në problematikën e rëndë me të cilën përballen sot fermerët në Qarkun e Korçës. “Qeveria Rama me politikat e taksave të larta shkatërroi bujqësinë. Nuk favorizohet prodhimi vendas, por ai i importit dhe kjo ka sjell falimentin e shumë fermerëve dhe rrjedhimisht mbylljen e vendeve të punës duke i detyruar të emigrojnë. Kjo nuk është më qeverisje, por shkatërrim”,- deklaroi Endrit Braimllari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...