Berisha publikon videon e Ramës: Dëgjojeni, i degraduar psiqikisht në shkallën më të lartë!

E mërkurë, 27 Mars 2019 12:46

Ish-kryeministri Sali Berisha ka veçuar një pjesë nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Kongresin Elektoral të PS, që i ka bërë më shumë përshtypje dhe ka ftuar qytetarët ta dëgjojnë vetë për të dalë në konkluzione.

‘Dëgjojeni, i degraduar psiqikisht në shkallën më të lartë. Heronjtë dhe personazhet e tij janë Niçe i votave, Alizoti i Geronit pastaj halucinacionet se jeton në derrhane, minjtë i bëhen arinj! Pra miq, është rëndë dhe i pashpresë!” përfundon Berisha dhe publikon momentin në video, ku Rama shprehet si më poshtë:

'Unaza e Re' kërkon lirimin e protestuesve: Shpresa jonë, largimi i Ramës, nesër të gjithë para Kuvendit

Rama: “Çdo ditë e çdo natë hap televizorin dhe sheh e dëgjon vetëm keq, zi, çorodi, një stinë të tërë televizive, - në një vend që ka patjetër 1001 halle, por që fiton çdo ditë 1001 sfida në nivelin e njerëzve të zakonshëm, - e merr Babale- Alizoti. Pastaj vjen telefonata e Niçes nga Shijaku, edhe një stinë tjetër televizive.

Pastaj vjen teledrama e djegies së mandateve dhe një popull i tërë zvarrë, me telekomandë në një derrhane dhe në një sherrhane të paparë, ku çdo ditë, deri në darkë, miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave të shtrirë kolltukëve u drejtohet fjala me emrin “zotëri”:

Si mendon zotëria juaj?! Ç’mendoni ju zoti Kadri për Niçen e Shijakut?!  Po ju zoti Kadri, si e konsideroni Babalen?! A mendoni ju zoti Kadri, se Ilir Meta do vrasë veten?! Zoti Kadri, çfarë e ka shtyrë vallë Presidentin e Republikës të mendojë vetëvrasjen?!

Dhe derrat e shtrirë atje japin mendim, bëjnë vëzhgime, shfaqin opinione, kurse Shqipëria juaj që fatmirësisht nuk jeton as në ato kanale, as në ato portale dhe as falë Kadrinjve, se ka kadrinj, ka dhe më keq, ka dhe Qim Kadri.  Atyre ne nuk kemi çfarë t’u bëjmë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi çfarë bëjmë. Sepse ata me lirinë e tyre mund të diktojnë axhendën e lajmeve dhe të debateve në ato kafazet e pëllumbave të tyre. Pëllumba me emrin Kadri. Por nuk diktojnë dot lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet social, me të gjithë njerëzit e këtij vendi, këtu e përtej kufijve, në këtë luftë të barabartë për informacion të gjithanshëm, nga çdo sektor, ndërkohë që rrenat dhe lajmet e rreme bëjnë kërdinë mbi miletin.

Ne duhet të vendosim patjetër një ekuilibër ti ri.

Prandaj të dashur miq e shokë, motra e vëllezër, anëtarë dhe simpatizantë dhe zgjedhës të Partisë Socialiste, por dhe të gjithë ju njerëz normal të këtij vendi, që meritoni shumë më tepër nga ne, por meritoni shumë, shumë më tepër nga ata që ju rrokanisin kokën nga mëngjesi deri në darkë, këtu në Shqipëri, apo në emigracion, që nuk doni sherr, që nuk doni rrëmujë, por doni punë, doni ardhmëri, përfshihuni çdo ditë, pak minuta, në këtë luftë.”

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2019 12:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...