Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Taulant Balla që e akuzonte Vokshin se ka paguar protestuesit e opozitës me qëllim për të dhunuar institucionet dhe për të dëmtuar imazhin e shqiptarëve.
Vokshi shkruan se Balla me shokë nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit.
“Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.
Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen. Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.”, shkruan Vokshi.