Analisti Fatos Lubonja tha se spitalet në vendin tonë ngjajnë si spitale lufte, ndërsa përgjegjëse për këtë situatë bëri qeverinë e kryeministrit, Edi Rama.
Duke folur për ndërtimet e kullave në Tiranë në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News 24, Lubonja nënvizoi se kryeqyteti është kapluar nga një situatë e rëndë tumorale.
Ai pohoi se kryeministri Edi Rama nuk e ka mendjen tek hallet e shqiptarëve, por këtë e ka zëvendësuar me ndërtimin e kullave së bashku me oligarkët e tij.
“Spitalet janë si spitale lufte. E di ky që ne kemi ende kazanët, jo ato që jemi ne, por kazanët e plehrave. E di ky që shqiptarët nuk kanë më diell, sepse po ngrihen kulla.Ky nuk do të dijë më, por kërkojnë të ndërtojnë kulla bashkë me oligarkët e tij. Po zhvillohet gjithmonë e më shumë një tumor dhe po presim që të na hiqet tumori dhe të vdesim së bashku me Edi Ramën”, tha mes tjerash Lubonja.