Raporti/ Petrit Vasili: DASH demaskoi qartë greminën ku e ka futur vendin Edi Rama

Premte, 29 Mars 2019 09:17

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili u shpreh me fjalë të ashpra ndaj situatës së krimit në Shqipëri.

Vasili shkruan se DASH demaskoi qartë greminën ku e ka futur vendin Edi Rama.

Postimi i plotë

Raporti i DASH demaskon shtetin e krimit,trafikut te droges dhe parave te pista te Edi Rames.

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit demaskon qarte greminen ku ka futur vendin Edi Rama.

Trekendeshi krim i organizuar,trafik droge dhe pastrim parash keto jane kornizat e qeverise se kriminalizuar te Edi Rames qe ka kapur shtetin.

Asnje shqiptar nuk pret më,qe ky armik i betuar i tyre te jete zgjidhja e tyre por vetem shkaterrim i perditshem i tyre.

Me Edi Ramen Shqiperia po shkon zi e me zi.

E gjithe narkoqeverisja me Shqiperi kalon nga nje hallke kriminale tek tjetra ku korrupsioni qeveritar dhe grabitja e miliarda euro nga qeveritaret eshte thelbi shkaterrimtar qe iidh te gjitha.

Te nderuar miq lexojeni ju vete cfare thote Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit dhe nxirni vete perfundimet tuaja per kete situate shperthyese dhe pa shprese ku ndodhet vendi me kete kryeminister.

Ja Raporti:

Në raport thuhet se "Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut."

Modifikuar më Premte, 29 Mars 2019 09:28
Login to post comments