Presidenti Meta në Institutin Profesional “ATC”: Thelbësore që të rinjtë të jenë pjesë aktive e kauzave sociale

Saturday, 30 Mars 2019 11:43

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Instituti Profesional “ATC” në kuadër të nismës së ndërmarrë nga “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”.

Gjatë kësaj seance ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut, Kreu i Shtetit theksoi se ndihej i lumtur që ndodhej në një Institut Profesional ku ofrohen kurse të formimit në profesione si mekanikë, disenjatorë, ekspertë të teknologjisë informatike e kuzhinierë dhe për më tepër që këta të rinj sot dhurojnë vullnetarisht gjak.

 “Studentëve që studiojnë në Institutin tuaj, ju uroj shumë suksese në profesionet që kanë zgjedhur. Jam i bindur, që zgjedhja e tyre për të studiuar në një shkollë profesionale, do t’i ndihmojë të futen sa më shpejt në tregun e punës dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit tonë.” – theksoi Presidenti i Republikës. 

Duke ripërsëritur apelin publik për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe institucioneve që të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë njerëzore në shenjë humanizmi e solidariteti, Kreu i Shtetit falënderoi drejtuesit e shkollës, që krahas procesit mësimor, përfshijnë të rinjtë e të rejat në kauza të tilla me rëndësi humane si dhurimi i gjakut. 

“Është thelbësore që të rinjtë tanë profesionistë të jenë pjesë aktive e kauzave të tilla, sepse energjia dhe dedikimi i tyre ndihmon në realizimin e objektivit tonë për 100% dhurime vullnetare.

Ne ndihemi krenar për të rinjtë tanë, që studiojnë në universitete të ndryshme të vendit, që me shumë përgjegjshmëri i përgjigjen thirrjes për të dhurur gjak e për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë, atyre që kryejnë ndërhyrje kirurgjikale apo që pësojnë aksidente.” – u shpreh Presidenti Meta.

Modifikuar më Saturday, 30 Mars 2019 11:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...