Edi Rama shquhet që nuk lejon asnjë mendim të kundërt apo sugjerues në PS. Artisti i mirënjohur, Bujar Kapexhiu, ka drejtuar shënjestrën ditën e sotme me karikaturën e tij të radhës politike, në atë që po ndodh brenda Partisë Socialiste.
Ditët e fundit Ditmir Bushati, Mimi Kodheli dhe Fatmir Xhafa kanë filluar të mos heshtin më për mënyrën arrogante se si kryeministri drejton vendin sikurse nuk janë dakord që kryeministri nuk dëgjon PS-në, por vetëm një grup oligarkësh.
Kapexhiu perceptimin mbarë shqiptarë, se Edi Rama pasi e ka shndërruar PS-në në një sekt të quajtur “Rilindje” dhe pasi e ka futur në grushtin e tij të hekurt, tani çdo zë që guxon të flasë apo mendojë ndryshe, e shtyp me këmbë.
Në karikaturën e radhës shfaqet Edi Rama, i ulur në karrigen e kryetarit si një “mbret absolut” dhe shtyp me këmbën e pushtetit të tij në parti dhe qeveri, socialistë që tentojnë të dalin nga rreshti, si Majkon, Xhafajn, Bushatin, Kodhelin etj.