Gjatë daljes së tij në emisionin “Opinion”, kryetari i baskisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu rikthye edhe një herë akuzës së vjetër teksa tha se kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë ndërtim pa leje në apartamentin e tij.
Por përgjigjen ia ka dhënë ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili i kujton Veliajt lejet e shumta që ai vetë ka dhënë për ndërtimin e kullave në Tiranë.
“Kryetari i Bashkisë Tiranë, në përpjekje për t’u bërë interesant vazhdon të thotë: “Lulzim Basha i dha leje vetes për punime shtesë në apartamentin e Tij...” Me rezervën e arsyeshme mbi vërtetësinë e kësaj që thotë Erioni, gjykoj se:
Edhe sikur vërtetë Luli ta ketë bërë këtë gjë (pra ti ketë dhënë leje vetes për një shtesë), prapa nuk justifikon Erionin që dha e leje të tjerëve për kulla e inceneratorë. Për më tepër që e bëri në kundërshtim me sa na premtoi!!! Pyetja është: a mendon kur i nxjerr fjalët nga goja ky njeri?!”, shkruan Manjani në reagimin e tij.