Disa media të opozitës i kushtuan shumë vëmendje këtë të shtunë, fjalive haluçinante dhe të pakuptimta të shefit të komanduar të diplomacisë shqiptare, Gent Cakaj. Por përtej fljaive të tij që nuk rreflektojnë aftësinë e njerëve të ditur për të folur thjeshtë, ajo që ka ndodhur është shumë më e rëndë. Gent Cakaj si zvendës dhe Edi Rama si ministër i jashtëm i dekretuar janë përpjekur sot të manipulojnë ditën për diell raportin e rëndë të departamentit amerikan të shtetit për trafikun e drogës. “Të pamësuar të lexojnë, të paaftë të kuptojnë dhe të padëshiruar të shohin e të flasin tjetër gjë, përveç të keqes që u dëshiron syri e u nxjerr goja, rrugëhumburit e politikës e të medias e keqpërdorën edhe këtë raport si gjithçka tjetër, për të tërhequr zvarrë publikun në llumin e fjalëve të tyre” ka komentuar Ministri i jashtëm i dekretuar, duke postuar në Facebook një konferencë për shtyp të atij që i ka lënë detyrën.Dhe Gent Cakaj pa iu dridhur qerpiku ka thënë: “Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE”
Pra pot ë lexosh bedelin “gjeni” të Ramës të krijohet përshtypja se raporti është pozitiv. Po çfarë thuhet aty realisht dhe cilat janë togfjalëshat që ka censuruar talenti nga Prishtina: “Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë,presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian” (Përkthim i Zërit të Amerikës”).
Pra edhe në rastet kur është luftuar trafiku, kjo ka ardhur ose me nxitjen ose me presionin ndërkombëtar. Por këto ‘nuanca” zv/ministri i lexuar nuk ka ditur ti lexojë duke ecur në gjurmët e shefit të tij që gjithnjë e ka mohuar me këmbëngulje trysninë e ndërkombëtarëve në aksionet kundër drogës.
Por, bëmat e gjeniut të Ramës nuk përfundojnë këtu. Në konkluzion ai tha se “Raporti nuk është konstatim krize, por identifikim momentumi pozitiv dhe trendeve në rritje”. Në fakt ajo që shkruan departamenti i shtetit është e shumë më e rëndë. Aty që në fillim thihet se vëllimi i heroinës që tranzitohet nga Shqipëria drejt vendeve perendimore ka ardhur në rritje (shiko faksimilen poshtë).
Rarporti nënvizon se Shqipëria “është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën” (Përkthim i Zërit të Amerikës”).
Pra do të mjaftonin vetëm këto që Gent Caka të mos këpuste mufka dhe që shefi i tij të mos fliste për keqpërdorim të raportit të DASH.
Manipulimin dhe gënjeshtrën sot e kanë përdorur ata prandaj në këtë rast nuk i vlen të merresh me shqipen e çalë të Gent Cakës. Nuk është e rëndësishme të tallesh me fjali si kjo: “Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme” .
Sepse lajmi i ditës sot është tentativa për të manipuluar raportin amerikan.