Kryedemokrati Lulzim Basha sapo ka mbërritur në një takim me qytetarë të Durrësit dhe siç e tregojnë pamjet ata i kanë rezervuar një pritje madhështore. Kujtojmë se dje në Durrës ishte Edi Rama por bregdetarët refuzuan të bëheshin pjesë se takimit me kryeministrin. Karriget e aktivitetit të Ramës dje u mbushën me qytetarë nga Tirana, ishin 6 autobuzë që bënë transportin e tyre.