Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ka shoqëruar kreun e PD-së, Lulzim Basha sot në Durrës, u ka bërë apel shqiptarëve që të bashkohen për të luftuar krimin.
Në fjalën e tij Duka tha se Rama foli për gjithçka në Durrës një ditë më parë, por vetëm për keqqeverisjen e tij nuk foli.
“Rama dhe kur erdhi këtu foli për gjithçka, por vetëm për qebverinë e tij nuk foli. Ka ardhur koha që të bashkohemi të ndalim këtë të keqe. Fitore për Partinë Demokratike dhe opozitën e bashkuar”, deklaroi Duka.